Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell në të gjithë territorin, pa lëne mënjanë vranësira të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore në lindje. Nga ku gjatë orëve të nxehta të mesditës e pasdite vranësirat do të pasohen me reshje shiu në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor lugina e male nga orët e mesditës era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";