Sot parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike por edhe rënie e metejshme e temperaturave për shkak të masave ajrore me origjinë verilindore.

 

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore dhe ne zonen  jugore ne pjesen e pare te dites.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Era parashikohet të fryjë me  drejtim kryesor verilindje – veri me shpejtësi mesatare 2-7m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina me shpejtësi që arrinë deri në 14m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore  -7 deri 6°C , në zona e ulëta -3 deri 14°C, në zona bregdetare -0 deri 13°C.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme por njëkohësisht  të ftohta me origjinë verilindore. Moti parashikohet i kthjellët me vranesira te pakta kalimtare dhe i ftohtë. Ngricat do të jenë të pranishme në zonat malore gjatë orëve të mëngjesit.

 

Pjesa më e madhe e Kontinentit Europian parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Moti parashikohet kryesisht me diell por dhe vranësira te dendura  ne Gadishullin Iberik por pa reshje shiu. Gadishulli Apenin  dhe pjesa juglindore e Europes parashikohen me mot të paqëndrueshëm te shoqeruara me  reshje shiu me intensitet te ulet, lokalisht mesatar ne pjesen jugore te tij dhe  rreshje bore ne Rajonin e Ankarase.