Korçë- Ngjarje e rëndë në lagjen 4 të qytetit, një fëmijë 2 vjeçar i gjinisë mashkull ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorrin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës. Motorri i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg, raporton gazetari Tonin Frroku.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit.

Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";