Një grua në Tiranë është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës.

Burime nga policia thonë se Armanda Pushani ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj, Marsela Pushani.

Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites.

Në polici janë shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillimisht u dyshua për vetvrasje, por më pas policia dyshoi se 37-vjecarja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup.

Policia ka arrestuar autoren e dyshuar.