Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu dhe rektorit të universitetit “Eqrem Çabej” Bektash Mema, për nismën “Për shqiptarët në rajon: Mundësi studimi për studentët e Luginës së Preshevës”.

Në fjalën e tij, ministri Hasani bëri me dije se studentët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare si dhe do të kenë akomodim falas për periudhën e studimit. Mes të tjerash,k Hasani tha se po vijon puna për binjakëzimin e komunave të Luginës me bashkitë tona, me synim zgjerimin e projekteve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare. Do jenë 30 bursa në vit, duke filluar nga viti tjetër akademik 2024-2025. Studentët do kenë akomodim falas përgjatë gjithë periudhës së studimit dhe Bashkia e Gjirokastrës do ofrojë mundësi punësimi për studentët gjatë muajve të verës. Përzgjedhja e arsimit si fokus kryesor i mbështetjes për Luginën, jo e rastësishme. Ne jemi besimplotë se nga arsimi fillon përpjekja për fuqizimin dhe rivitalizimin e këtij komuniteti. Angazhimi ynë për të mbështetur bashkëkombasit tanë nuk mbaron këtu. Shqipëria, vullnet të qartë në mbështetjen e tyre përmes nismave konkrete.

Vijon puna për binjakëzimin e komunave të Luginës me bashkitë tona. Synohet zgjerimi i projekteve të bashkëpunimit. Kemi projekte të tjera konkrete në mbështetje të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës”, tha Hasani./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";