Kriza e mungesës së fuqisë punëtorëve ka prekur ndër të tjera biznese baret dhe restorantet.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5” në Vizion Plus, Asim Prengezaj nga Shoqata kombëtare e shefave dhe kuzhinierëve shqiptarë tha se Shqipëria është “në konkurrencë” me Barcelonën për vendin e parë për mungesë stafi. Ai u shpreh se vitin 2023 Shqipëria ka qenë me 45% minus staf duke detyruar struktura të mëdha t’i kthehen vetëshërbimit.

Nga ana tjetër, Migel Parllaku specialist për trajnimin e shërbimit tha se mungesa e kamarierëve vjen edhe për faktin se të rinjtë nuk e trajtojnë si një profesion te mirfilltë.

Paga nuk është një arsye e mungesës së kamarierëve dhe kuzhinierëve pasi rrogat janë mbi mesatare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pagat e kamarierëve nisin nga 50-70 mijë lekë të reja, përpos bakshisheve. Investitorët po i risin pagat, por të rinjtë nuk e shohin si profesion.”, shprehet Parllaku.

Ndërsa pagat e kuzhinerëve përgjithësisht janë mbi 1 mijë euro.

Investitorët po punojnë me projekte. Me kuzhina bashkëkohore që ofrojnë të gjitha kushtet e punës. Oraret, me kontratë punë. Pasi kuzhinierët kanë punuar nga 12 orë. Duke qenë kërkesa e madhe ka patur rritje të pagave. Një kuzhineri paguhet nga 80 mijë lekë të reja deri në 120 mijë lekë. Shefat e kuzhinës paguhen nga 1500 euro e lart”, ka thënë Prengezaj./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";