Administratorët e dy subjekteve në Dhërmi dhe Ksamil janë proceduar penalisht pasi kanë ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me rregullat e përcaktuara.

Si rezultat i kontrolleve, në Dhërmi u konstatua një subjekt (beach-bar) ku gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, duke prishur qetësinë publike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet muzikore.

Po si rezultat i këtyre kontrolleve, në Ksamil u konstatua një subjekt (lokal) ku gjenerohej muzikë jashtë orarit të përcaktuar, duke prishur qetësinë publike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të dyja rastet u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për administratorët e subjekteve, shtetasit E. P., 34 vjeç dhe S. M., 37 vjeç./vizionplus.tv