Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vermosh të Malësisë së madhe. Dy të moshuar janë lidhur e plaçkitur me forcë në shtëpinë e tyre gjatë orëve të natës nga dy persona të armatosur. pre e grabitjes kanë rënë Tom Tinaj dhe bashkëshortja e tij, Mri Tinaj.

Grabitësit arritën të hynin në banesë pak minuta, pasi çifti kishte rënë për të fjetur. ata i lidhën dy të moshuarit, e më pas i dhunuan fizikisht deri sa u dhanë të gjitha lekët dhe sendet me vlerë që kishin në shtëpi.

Grabitësit sipas bashkëshortes së Tom Tinajt, flisnin me dialekt verior dhe mbanin maska e doreza.

MRI TINAJ – BASHKESHORTJA E TOM TINAJT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kena kenë në shtëpi me burrin. Kena ndejt duke folur me fëmijët tanë. Unë shkova me flejt para, ai ndenji e pak. Sa erdhi me flejt e ai, hajdutet ishin pas pas xhamit. Krisi dicka. Sa u bone me u çue, ata hynë me automatik edhe dy leva dy vetë. Burrin e kanë lidh. Dy vetë ishin me maska me doreza. I moren me çka patëm edhe sene te tjera. Na rrahën, na masakruan. Na lanë lidhur, na morën e çelsat e makinës, morën makinën që na kanë çuar fëmijët prej Amerikës e ikën. Në dialekt tonë komplet. Nuk besoj se ishin nga zona, por dialektin si na kishim. Tentova ti heq një fije maskën por më goditën me levë.

 

Ajo rrëfen se hajdutët i lanë të lidhur në dhomë e u larguan me makinën qe u kishin blerë fëmijët. Ndërsa shuma e parave që morën ishte e madhe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kena pas, se kena shit dy makina të fëmijëve i kena pas paret. Kena marrë në bankë paret që paska pas burri të pensionit tri katër vjet. Kena shit djathin, rakinë. Të gjitha paret të gjitha sendet e arit, gjithcka. Kemi pasur kamera, por nuk punonin. Kemi dalë me duar të lidhura s’na ka gjetur kurkush. Kam shkuar në kuzhinë zvarritur kam gjetur një thikë. Kam zgjidhur duart. Ai shkoi më pas tek kojshia. Ndoshta 2 orë na lanë të lidhur, na lanë brenda.

Autorët, pas largimit nga Vermoshi pësuan aksident. Ata braktisën automjetin tip “ëolsëagen” që i vodhën e çiftit të moshuar dhe në fshatin Selcë morën një makine tjetër nën kërcënimin e armës, për të udhëtuar më pas drejt pikës kufitare të Grabomit.

 

Në këtë zonë ata braktisën mjetin dhe më pas dyshohet se u larguan në këmbë në drejtim të malit te zi. Ndërkohë policia mori dëshminë e çiftit te grabitur, ndërsa kërkoi ndihmën e policisë malazeze për kapjen e autorëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";