Profesori i ekonomisë, Selami Xhepa vlerëson se në rastin e produkteve të energjetikës, shteti duhet të ndërhyjë.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, ai u shpreh se ndërhyrja më e shpejtë dhe më e fortë është përmes politikave fiskale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse flasim për produktete e tjera, ku ndërhyrja e shtetit është indirekte, përmes mbështetjes për bujqësinë, programeve të subvencionimit, në rastin e produkteve të energjetikës, siç është nafta, ndërhyrja nëpërmjet politikave fiskale, e shoh si mënyrën më të shpejtë, të drejtpërdrejtë dhe më të fortë për të ndërhyrë. Shqipëria ka nivelin më lartë të çmimit, të gjitha vendet e botës e blejnë në tregjet ndërkombëtar, jo vetëm Shqipëria.  Është barra fiskale e lartë ajo që përcakton edhe sjelljen e kurbë së formimit të çmimit final për konsumatorin dhe unë mendoj që kjo duhet të jetë ndërhyrja e drejtpërdrejtë.”