“Ju nuk e meritoni kẽtẽ vendburim”, Me këtë thirrje dhe pankarta në duar naftetarët e Patos- Marinzës, kanë vijuar për të dytën ditë radhazi protestẽn para zyrave të kompanisë “ Bankers Petroleum” në Fier, ne diten e 16-të të grevës. Pavarẽsisht se kompania vijon të heshtë pa ofruar asnjẽ zgjidhje konkrete punonjësit thonë se nuk do të ndalen.

Pjesë e grevës prej 16 ditësh , Dorjan Dylmishi, ka pohuar se rezistenca do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave

Kreu i Sindikatës së sektorit hidrokarbur, Dritan Shahu, theksoi se mosreagimi i kompanisẽ tregon papërgjegjshmëri.

“ Ata e kanë marrë burimin për ta zhvilluar, por ata po e shfrytëzojnë atë dhe bashkë me të po shfrytëzojnë edhe punonjësit . Çdo vit ka ulje të fuqisë punëtore dhe amortizim të asaj që është trashëguar ndër vite ka thënë Shahu teksa ka theksuar se ende nuk ka një vendim mbi vijimësinë e grevës , duke patur parasysh që as kompania nuk po reagon e as shteti shqiptar nuk po ndërhyn si ndërmjetësues”, tha ai. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht bojkotit të punonjësve , kompania po vijon punen me firmat kontraktore./vizionplus.tv