Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano zhvilloi një takim me përfaqësuesit e vendeve partnere, të atashuar në Shqipëri, për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

 

Gjatë takimit, Nano prezantoi strukturën e re të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit, si një kapacitet më shumë në luftën e përbashkët kundër krimit dhe në rritjen e sigurisë në përgjithësi e të asaj kombëtare në veçanti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar në bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të luftuar bashkërisht në një front kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Në këtë kuadër jam shumë i vendosur dhe i motivuar që të përkrah e jetëzoj çdo iniciativë që i shërben këtij qëllimi. Rritja teknologjike me hapin e kohës do të bëjë të mundur që strukturat e Policisë së Shtetit të jenë më të afta dhe t’i godasin në kohë aktivitetet kriminale.  Forcimi i bashkëpunimit me oficerët ndërlidhës dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare, shkëmbimi në kohë i informacioneve dhe zhvillimi i hetimeve të përbashkëta janë format e duhura për të bërë të mundur rritjen akoma më shumë të forcës goditëse ndaj krimit të organizuar, brenda dhe jashtë vendit. Besoj fort se Njësia e Informacionit të Pasagjerit e Policisë së Shtetit do të veprojë dhe do të arrijë suksese bashkë me partnerët, duke u siguruar atyre të njëjtat standarde”, deklaroi Nano.