Ndërron jetë gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije avokati Idajet Beqiri, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij, ai shprehet se ka ikur një njeri i mirë dhe një mik i pazëvendësueshëm, gjyqtar profesionist, dhe i drejtë në vendimmarrje.
“Lajm vërtet i rënd, i trisht, i pabesueshëm. Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda! Iku një njeri i mirë, një njeri me zemër të bardhë, një mik i pazëvendësueshëm, një gjyqtar profesionist, i drejtë, njerëzor në vendimmarrje. Nuk kishte moshë për të ikur, ndaj ndihemi të pikëlluar. U prehësh në paqe miku im, të ndritët shpirti Martin Deda!”, shkruan avokati.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";