Ndalimi i grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura do të qëndrojë në fuqi deri më 13 dhjetor.

 

Ky është urdhri i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërsa me urdhrin e mëparshëm afati ishte deri me 29 nëntor.

“Në urdhrin nr.633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 29.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.