Ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro ka paralajmëruar se nga 1 korriku do të nisin kontrollet dhe aplikimi I gjobave për përdoruesit e qeseve plastioke të ndaluara prej 1 qershorit.

 

Nga eventin “Unë dhe ti për mjedisin” ku ministrja Kumbaro ndodhej me ambasadorin Alastair King-Smith, kryetaren e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako dhe banorë të qytetit bregdetar tha se nuk mjafton vetëm informimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E kemi quajtur këtë fushatë “Unë dhe ti për mjedisin! Po ti çfarë do të bësh?” Ajo që ti mund të bësh është të marrësh që sot e tutje një torbë që të mos jesh i detyruar ta blesh një qese plastike, pavarësisht se kategoria e qeseve që janë në qarkullim, janë shumëpërdorimshe dhe do të blihen si mall. Që të kurseni para dhe të mbroni mjedisin, besoj që kjo është zgjedhja më e mire”, u shpreh ministrja Kumbaro.