Më shumë se 20 refugjatë, kryesisht sirianë, kurdë, marokenë dhe algjerianë, kanë arritur t’iu shpëtojnë uniformave blu në Pogradec.

Ata ndodheshin në një furgon mallrash. Në kohën kur furgoni u ndalua nga patrulla e shpejtësisë, ata kanë dalë me shpejtësi nga mjeti dhe janë larguar duke u shpërndarë në zona të ndryshme.

Mësohet se drejtuesi i furgonit që po transportonte refugjatët është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Mes emigrantëve ka qenë edhe një grua shtatzënë, e cila për t’iu shpëtuar uniformave blu ishte fshehur në një “fast food”, pranë rrugës kryesore aty, ku dhe është kapur nga policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";