Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme kanë nderuar figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare më 31 tetor.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se Fatos Nano është një nga themeluesit e PS dhe do të kujtohet gjithmonë për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë për demokratizimin e vendit.
Niko Peleshi: Kuvendi shpreh sot ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Nano ishte një nga themeluesit e PS dhe ka shërbyer disa herë si kryeministër duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në demokratizimin e vendit. Nano do të kujtohet si një figurë me ndikim dhe me ide që la gjurmë në thella në historinë e kombit tonë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
