Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit Fatos Nano.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha teksa ka vlerësuar figurën e Nanos për reformimin e PS dhe anëtarësimin e saj në forumet e majta ndërkombëtare, u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqëve të ish kryeministrit.

Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!“, shkruan Berisha./vizionplus.tv