Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të poetit Lefter Çipa.

Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, shefi i qeverisë e quajti Çipën zërin e bregut shqiptar që i dha jetë një thesari perlash polifonike.

Ai shtoi se mjeshtri i polifonisë labe la pas jehonën e pashuajshtme të perlave të tij.

“LEFTER ÇIPA ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar, që i dha jetë një thesari perlash polifonike dhe sot iku nga kjo botë, duke lënë pas jehonën e pashuajtshme të perlave të tij.  #TëPaharruar”, shkruan Kryeministri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";