Komisioni Parlamemtar Hetimor për  ndërhyrjet në sistemin TIMS i ka nisur drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku një dokument ku kërkon informacione se si ish-drejtori i Departamentit të IT-së, është emëruar me gradën “drejtues i parë” pranë uniformave blu.

Ndër të tjera, Rrumbullakut i kërkohet të tregojë si dhe kur është vënë në dijeni për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Burime pranë policisë bëjnë me dije se Rrumbullaku është vendosur në dijeni nga një vartës i Ervin Muçës, i cili përmes një emaili e ka vendosur në dijeni për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Pas këtij vendimi, Rrumbullaku e ka pezulluar për pak ditë Muçën dhe më pas e riktheu në detyrë, post që e mbajti deri pak ditë më parë kur u pezullua me vendim gjykate dhe u la në “arrest shtëpie”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në dokument, komisioni i kërkon Rrumbullakut si e ka emëruar Ervin Muçën si drejtor departamenti dhe a është zbatuar ligji për pozicionet e veçanta. Ndër të tjera ky komision kërkon të dijë për mënyrën e emërimit të Besjon Tanuzit, Ervina Gjanës dhe Enri Ndonit, pasi dyshohet se janë të përfshirë në ndërhyrjet në sistem.

Pasi Prokuroria e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi për drejtorin e IT- së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ky i fundit u pezullua nga detyra edhe nga institucioni që ai drejtonte.

Sipas prokurorisë, në orët e vona të natës së 2 gushtit të vitit të kaluar, Muça ka ndërhyrë në sistemin TIMS duke përdorur kredencialet e një punonjësi për të transferuar të dhënat e këtij sistemi në mënyrë të paautorizua. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";