Sot po zhvillohet finalja e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri si qendër tjetër e qytetit, ku garojnë për finalen 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: 51N4E (Belgjik) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë).
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, u shpreh se pas marrëveshjes me ekipin e Manchester City-t, do të hapet në Durrës akademia e tyre në vendin tonë.
Numri një i qeverisë theksoi se, është marrë ekskluziviteti për të qenë një qendër për të gjithë rajonin. Nëse do bëhet një akademi e dytë në Ballkan, akademia e Durrësit do të jetë partnere.
“Pas marrëveshjes me ekipin e Manchester City-t, do të hapet në Durrës akademia e tyre në vendin tonë, në këtë qytet.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Kemi marrë ekskluzivitetin për të qenë një qendër për të gjithë rajonin. Nëse do bëhet një akademi e dytë në Ballkan, akademia e Durrësit do të jetë partnere.
Ne duhet të ngremë grupin tonë ‘Durrës City’, e cila në të ardhmen do të ngrihet si ekip, si Melburne City apo Neë York City. Kemi mbi 100 mijë shqiptarë që janë të regjistruar në sistemet europiane sportive.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Do të vazhdojmë më tutje me federatën edhe për krijimin e sistemeve mbështetëse që janë fushat e futbollit. Do të kemi një fushë të dedikuar futbolli dhe pak nga pak edhe më komplekse sesa një fushë futbolli”, tha Rama.