Ndezi zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.

 

Policia bën me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasi I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.