Gjashtë persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor ‘Rent a Car’.

 

Operacioni ka nisur pak ditë më parë për të zbardhur e dokumentuar vjedhjet me dhunë ndaj shtetasve të paligjshëm që hynin në Gjikorastër nga kufiri me Greqinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pranga ka rënë një grup të rinjsh, mes tyre edhe një vajzë të cilët i vidhnin emigrantët me dhunë dhe i transportonin në destinacione të tjera kundrejt pagesës.

 

2 prej tyre janë kapur në Rrugën e Kombit, pas një orë ndjekjeje nga Policia e Kukësit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia e Gjirokastrës bëri me dije se janë sekuestruar një shumë parash, 3 automjete, 1 pistoletë lodër metalike, 1 përforcues grushti, doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 9 aparate celulare.

 

Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “RENT A CAR”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë dhe DVP Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me dhunë e parave dhe sendeve personale të 11 emigrantëve të paligjshëm, të cilët disa shtetas i morën për t’i transportuar me automjetet e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit.

Disa orë pas ngjarjes, Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Brenda pak ditëve identifikohen nga Policia e Gjirokastrës dhe vihen në pranga 5 autorët e tjerë të dyshuar të ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

2 prej tyre janë kapur në Rrugën e Kombit, pas një orë ndjekjeje nga Policia e Kukësit, duke transportuar emigrantë të tjerë të paligjshëm. Ky rast u publikua më datë 24 maj, në rrjetet sociale, në një video ku shfaqej makina e Policisë duke qarkulluar në sens të kundërt, në Rrugën e Kombit, sepse ishte në ndjekje të automjetit që transportonte emigrantët.

Sekuestrohen një shumë parash, 3 automjete, 1 pistoletë lodër metalike, 1 përforcues grushti, doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 9 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë dhe DVP Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, falë punës intensive dhe profesionale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “RENT A CAR”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim: S. M., 21 vjeç, N. M., 21 vjeç, A. Th., 17 vjeç, E. Sh., 20 vjeçe, banues në Tiranë dhe E. B., 26 vjeçe, banuese në Tropojë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë ngjarje, në datën 22.05.2022, është arrestuar njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi A. O.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 22.05.2022, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm, në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit dhe në afërsi të fshatit Mashkullorë, u kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete.

Në datën 24.05.2022, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Bardhocit”, Kukës, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasve N. M. dhe A. Th., të cilët po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Kosovës. Ndjekja e tyre nga shërbimet e Policisë u publikua më datë 24 maj, në rrjetet sociale, në një video ku shfaqej makina e Policisë duke qarkulluar në sens të kundërt, në Rrugën e Kombit, sepse ishte në ndjekje të automjetit që transportonte emigrantët.

Shtetasit A. Th., gjatë kontrollit fizik i është gjetur një përforcues grushti (dorezë metalike), që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kapja e shtetasit të shpallur në kërkim S. M. u bë në banesën e tij, në Kamzë, Tiranë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër metalike, 5 aparate celulare dhe një shumë parash.

Gjithashtu, shtetasja E. B. është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kamzë, duke drejtuar automjetin tip “Hyunday”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash, 3 automjete, 1 përforcues grushti, 1 pistoletë lodër metalike, doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 9 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";