Misioni i KFOR-it në Kosovë tha se trupat kroate ishin bashkuar me komandën rajonale të misionit në perëndim, duke e bërë atë shtetin e nëntë në njësi.

Deklarata tha se ushtarët kroatë do të integrohen në një batalion kinetik, i cili do të patrullojë anën perëndimore të Kosovës.

“Trupat kroate janë bashkuar me Komandën Rajonale të KFOR në Perëndim, duke u bërë vendi i nëntë që do të jetë pjesë e njësisë,” tha llogaria e KFOR në Tëitter.

Ata do të jenë së bashku me ushtarë nga Austria, Italia, Rumania, Maqedonia Veriore, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky bashkim i forcave kroate me KFOR-in në Kosovë u promovua gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm kroat Gordan Grliç Radman në Prishtinë pak muaj më parë. Kjo çoi në acarimin e Beogradit, akt të cilin e pa si një aleancë shqiptaro-kroate kundër saj.

Serbia dhe Kreoacia kanë historikisht fërkime, dhe ndodh që raportet mes tyre acarohen kohë pas kohe.