Një aromë e rëndë është ndjerë në Mamurras dhe Fushë Mamurras te Kurbinit mesditën e së enjtes, teksa nxënësit e shkollave janë nxjerrë nga klasat dhe është ndërprerë mësimi.

 

Sipas një njoftimi nga Bashkia e Kurbinit, ndotja e ajrit vinte nga një pikë gazi në Thumanë të Krujës dhe u identifikua burimi i ndotjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sapo njoftohemi nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin, se pas verifikimeve të bëra në terren, u konstatua që ndotja e ajrit me gaz, vinte nga një pikë gazi në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, të bashkisë Krujë. Strukturat e MC të bashkisë Kurbin, bashkë me të tjerë, ishim vete në vendngjarje dhe u identifikua burimi i ndotjes.Megjithatë, strukturat e MC të bashkisë Kurbin janë në gadishmëri në varësi te situatës”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv