Policia e Shtetit ka bërë një sërë ndryshimesh në nivel drejtuesish në disa komisariate dhe struktura vendore, me qëllim forcimin e punës operacionale dhe rritjen e efikasitetit në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

Sipas njoftimit zyrtar, janë bërë lëvizje të rëndësishme në disa qarqe:

-Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë shef komisariati në Malësinë e Madhe, është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

-Kryekomisar Nertila Meta, që mbante detyrën e specialistes në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSH, është emëruar shefe e Komisariatit të Policisë Librazhd në DVP Elbasan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Kryekomisar Elton Halili, shef i Komisariatit të Policisë Librazhd, është transferuar si shef i Komisariatit Bulqizë në DVP Dibër.

-Kryekomisar Edvin Peci, që mbante detyrën e shefit të Komisariatit Bulqizë, është emëruar shef i Komisariatit të Policisë nr.6 në DVP Tiranë.

-Kryekomisar Erdit Rrëçeku, me detyrë shef i Komisariatit nr.6 në Tiranë, është emëruar shef sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.

-Komisar Klaudio Zhupa, që drejtonte Sektorin për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në DVP Shkodër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Ndërsa kryekomisar Altin Lila, që mbante detyrën e shefit të Komisariatit Dibër, është emëruar specialist për hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH./vizionplus.tv