Policia e Shtetit ka pësuar sërish ndryshime në radhët e saj. Mësohet se Vilson Balla është emëruar Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale. Me strukturën e re, Arben Dashi është emëruar Drejtor i Krimeve në Volum në Departamentin e Sigurisë Publike, ndërsa Edvin Ndreut i është besuar Komisariati nr.6, duke u emëruar si drejtor.
Ndërkohë, Lurtfi Minxhozi do të jetë Drejtor i Europol, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ristrukturimi i Policisë së Shtetit vjen vetëm pak ditë pas emërimit të ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla. Ky i fundit ka zhvilluar edhe takime në zona të ndryshme me krerët e strukturave të policisë, të cilëve iu ka dhënë udhëzimet e tij.