Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj ndryshimeve të kabinetit qeveritar. Bardhi i ka konsideruar këto lëvizje të kryesocialistit, Edi Rama, si makiazh për fytyrën e korrupsionin të qeverisjes së tij.

 

“Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit”, shkruan Bardhi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, Rama prezantoi shtatë ndryshime në ministri të ndryshme të vendit. Dy ndër lëvizjet më thelbësore janë ato që përfshijnë ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Ministrinë e Financave.