Këtë të enjte pritet ndryshim i situatës meteorologjike për vendin tonë.

 

Masat ajrore veriore por dhe të lagështa do të sjellin fillimisht mot me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

 

Në relievet malore mbi 700 metër në lindje reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në relievet kodrinore në lartësitë 400-500 metër reshje të dobta dëbore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:  në zona malore -2 deri 9°C , në zona e ulëta -1 deri 15°C  dhe në zona bregdetare 3 deri 15°.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";