Këtë të mërkurë u raportua një kapërcim i “frikshëm” i rasteve të reja me koronavirus në vend dhe duke marrë shkas nga kjo, ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim.

 

Ogerta Manastirliu u shpreh në “Facebook” se të gjithë duhet të vaksinohen në pikën më të afërt gjatë gushtit, që është edhe muaji i hapur i imunizimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rritja e infektimeve nga #COVID19 është tregues se vaksinimi nuk pret! Vaksinimi është detyrë qytetareVaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbro shëndetin dhe jetën. 1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot.”