Anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, e mirëpritën vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për të miratuar një rezolutë, e cila ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

“Unë e konsideroj atë një akt civilizimi, veçanërisht për shkak të faktit që e ndalon mohimin e gjenocidit”, tha Komshiq.

Për Xhaferoviqin, miratimi i rezolutës “paraqet një hap civilizues përpara dhe një kontribut të pamatshëm në rivendosjen e besimit dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Në Srebrenicë të Bosnjës, forcat serbe kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës, më 1995.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Parlamenti i Malit të Zi, me mbështetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë, ka miratuar më 17 qershor rezolutën që e ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Ligjvënësit malazezë gjithashtu kanë votuar për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Leposaviq, i cili e ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë.

Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Rezoluta e Malit të Zi i dënon deklaratat, veprimet dhe politikat që e mohojnë ose e vënë në dyshim gjenocidin në Srebrenicë, ndërsa 11 korrikun e shpall Ditë të Përkujtimit për Viktimat e Srebrenicës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";