Marklen Haka, i shpallur në kërkim për dosjen “Revanshi” nga SPAK dhe i akuzuar për vrasje e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, është arrestuar në Dubai.

Vizion Plus mëson se Policisë së Shtetit i ka ardhur një informacion nga Dubai për ndalimin e një personi që dyshohet se është Marklen Haka.

Policia i ka dërguar të dhënat homologëve në Dubai për të bërë krahasimet nëse është ai, apo tjetër person.

Marklen Haka është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është i akuzuar për shumë  ngjarje kriminale,  për vrasje e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mariglen Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.

Më 12 shtator të vitit 2018, Mariglen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë, në operacion e bujshëm, gjatë të cilit forcat speciale rrethuan Niklën dhe disa fshatra të tjera të Krujës. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie.