Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 39-vjeçare, e cila rezulton e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Blutë e Dibrës bëjnë me dije se 39-vjeçarja me iniciale A.Gj u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";