Rudina Hajdari ka përkujtuar të atin, Azem Hajdarin, në 24 vjetorin e ndarjes nga jeta.

 

Në një takim në ‘Qytetin Studenti” të organizuar nga Sali Berisha, Rudina ka rikthyer në kujtesë një ngjarje nga fëmijëria.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hajdari tregoi se pavarësisht gjëndjes së tij pas plagosjes në Parlament apo edhe ngarkesës në punë, Azem Hajdari gjithmonë kujdesej për fëmijët e tij dhe jo vetëm.

 

“Sot jemi ne duke celebruar jetën dhe vepren e Azem Hajdarit dhe unë dua të ndaj një histori.

Kur isha fare e vogël babi vinte shpesh e më merte nga shkolla. Ai donte që unë të isha më e mira por të më treguar një lloj përkujdesje ai vinte çdo ditë dhe më merrte nga shkolla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ditë ai nuk erdhi, prita gjatë por ai nuk erdhi. Në fakt erdhi një makinë për të më marrë, prapa sediljes pash një këmishë të gjakosur.

E kishin plagosur në Parlament. Kur shkova e pash, më tha ‘Hë Rudina ça note more sot?’ Dhe unë që mendoja, si ka mundësi që ky njeri edhe në këtë gjendje të më kërkojë llogari për shkollën.
Por i tillë ishte babi që kujdesej për të gjithë jo vetëm për fëmijët e tij, dhe ai e bëne këtë me dëshirën më të madhe.”