Ka kaluar një javë nga momenti i njoftimit të ardhjes së grupit të parë të afganëve në vendin tonë.

Shtyrja e mbërritjes së tyre ka qenë për shkak të kaosit të krijuar nga talebanët në Kabul dhe rrethimi i aeroportit, për të mos lejuar largimin e afganëve.

Burimet bëjnë të ditur që afganët e larguar nga Kabuli, vendosen si fillim në baza amerikane dhe më pas zhvendosen në vendet pritëse.

Ndërkaq ende nuk bëhet me dije një datë e caktuar për ardhjen e grupit të parë në shqipëri, të cilët do të strehohen përkohësisht në “qytetin Studenti” në Tiranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";