Disa ministra në Kosovë kanë dhënë dorëheqjen nga detyrat e tyre. Në fillim ishte zëvendës kryeministri në detyrë, njëhehrësh dhe ministri për Punën e Jashtme, Besnik Tahiri, i cili kërkoi lirimin nga detyra.

Po ashtu sipas dokumentit të firmosur nga Kryeministri Avdullah Hoti nga detyra është larguar edhe ministri i Bujqësisë, Besnik Mustafa.

Por mediat në Kosovë bëjnë me dije se dhe disa ministria të tjerë janë larguar nga detyra.

Nga detyra është liruar edhe zëvendës kryeministri tjetër Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni dhe ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dorëheqjet e ministrave në detyrë vijnë në një ditë kur pritet që të votohet qeveria e re e cila do të drejtohet nga Albin Kurti.