Brenda muajit shkurt të këtij viti pritet të nisë puna për 7 lotet të pjesës veriore të Unazës në kryeqytet.

 

Lajmin e ka bërë të ditur, Evis Berberi, Drejtori i Autoritetit Rrugore, i ftuar në studion e E-ZONE. Ai theksoi se janë identifikuar 684 objekte që preken nga gjurma e unazës ndërsa nënvizoi se 570 nga këto objekte, janë pa leje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Puna do të filloj brenda muajit shkurt të këtij viti, në të 7 lotet. Ne kemi marrë masat që të bëjmë dorezime të pjesshme të sheshit të ndërtimit që kompanitë të fillojnë punimet. Një afat maximal për përfundimin e të githë segmenteve të Unazës është 21 muaj

Ne kemi filluar procesin e identifikimit të objekteve që do të preken nga zbatimi i ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë. Që në muajin shtator ne kemi dalë në tërren, kemi bërë identifikimin, dhe njoftimin e banorëve të cilët preken nga këto zhvillime.

 

Janë identifikuar 684 objekte që preken nga gjurma e Unazës nga këto 114 janë më certifikata pronësie dhe 570 janë në process legalizimi, por që me daljen e lejes së zhvillimit, Hipoteka ka filluar të bëjë njoftimin e atyre që legalizohen apo jo për shkak të zhvillimeve të reja”, tha Berberi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";