Negociatat për rikthimin në normalitet kanë nisur prej disa ditësh, ndërsa ditën e sotme, kryeparlamentarja Lindita Nikolla do të ulë në tryezë Blendi Çuçin nga PS dhe Gazment Bardhin nga opozita.

Në orën 13:30 është parashikuar që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe pritet të ketë një dakordësi mes palëve politike për rikthimin në normalitet të situatës parlamentare.

Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe mazhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.

Por këto negociata nuk janë pritur mirë nga grupimi i Lulzim Bashës. Ka qenë Enkelejd Alibeaj ai i cili ka thënë se mes PS dhe Rithemelimit po kryhen pazare në kurriz të shqiptarëve..vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";