Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar.

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste, ndëra nëse i provohet fajësia, me gjykim të shkurtuar i zbret 1/3 e dënimit.

Bashkë me Dakon kërkesa për gjykim të shkurtuar u miratua edhe për Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin e Adrian Bulkun.

Ndërkohë për pjesën tjetër, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u lirua nga qelia më 27 shkurt të këtij viti me vendim te Gjykatës së Posaçme. Ndaj Dakos, gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi, caktoi masën arrest shtëpie me mbikëqyrje policore 24 orë, pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit.

/vizionplus.tv