Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është zyrtarisht e pandehur me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Akuza iu komunikua nga Prokuroria e Posaçme zyrtarisht më 31 tetor.

Për herë të parë , Balluku e pranishme në Kuvend ka folur lidhur me hetimet që po kryehen ndaj saj. Ministrja theksoi se nuk do të sulmojë kurrë drejtësinë e re, pasi Reforma në Drejtësi është vullnet i Partisë Socialiste dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

Më tej tha se do të presë deri në përfundim të hetimeve derisa e vërteta, cilado qoftë ajo, të marrë formë të prerë.

Balluku: Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza, sharje dhe onfendime për drejtësinë e re edhe kur prekem personalisht. Besoj se kjo drejtësi e re, produkt i vullnetit të PS dhe Edi Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, me pikat e saj të dobëta dhe të forta, por si gjithçka e re konsolidohet dita ditës. Nuk do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë dhe gjyqtarë pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu si e gjykon. Nuk do prononcohem kurrë për çështje nën hetim pasi ato kanë rrugën e tyre të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo. Unë mbështes reformën në Drejtësi dhe produket e saj dhe kur prekem personalisht. PS është një formacion politik seriozn, i vetmi në Republikën e Shqipërisë ku fjala e secilit dëgjohet dhe fjala e secilit ka peshë. Ajo reformë ka marrë mbështetjen e  çdo socialisti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";