Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti i është përgjigjur deklaratës së Partisë së Lirisë lidhur me familjet e prekura nga procesi i rindërtimit në Kombinat.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ruseti ka sqaruar se ishte pikërisht partia e Ilir Metës ajo që e bllokoi kantierin e rindërtimit dhe vonoi punimet në Kombinat, pasi hapën 22 padi në gjykatë, të cilat më pas i humbën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nënkryetarja Ruseti siguron se familjet që aktualisht e marrin bonusin e qirasë dhe jetojnë në banesa më të sigurta, do t’i marrin shtëpitë e tyre në pallatet e reja.

 

Sikur të mos mjaftonte bllokimi që kukullat e Ilir Metës i bënë kantierit të rindërtimit në Kombinat, duke hapur 22 padi, e duke i humbur të gjitha, tani kanë kurajo të kërkojnë llogari pse nuk u hap kantieri!? Fiks si Zhvejku kur thoshte: “Ç’më duhet mua çfarë them unë”! Familjet që aktualisht e marrin bonusin e qirasë dhe jetojnë në banesa më të sigurta, do t’i marrin shtëpitë që ua bllokoi LSI-ja. Kurse LSI-PL do të mbetet në koshin e historisë”, shkruan ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";