Nis ditën e neserme dhe për 1 javë rresht Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit.
Për të shmangur problemet në lidhje me këtë organizim të madh,DVP Berat ka ndërmarrë një plan të detajuar masash.Policia e Beratit,në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, janë angazhuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike,parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lehtësuar të mjeteve e këmbësorëve,para,gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”, pelegeinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht 2024.
Në zbatim të këtij plani masash,janë planizuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në Malin e Tomorrit si dhe në ambjentet e jashtme të objektit të kultit (Teqesë) në këtë mal. Detyrat e planifikuara në këtë plan masash do të përballohen nga shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me FNSh Fier,Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore,forcat zjarrëfikëse,Spitalin Rajonal Berat,organet e pushtetit vendor dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Të gjitha detajet e planit të masave i ka bërë me dije në një komunikim për mediat, Zv.Drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,Luan Mema,i cili ka shpjeguar edhe intenerarin e lëvizjes së mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga mali si dhe kufizimet e qarkullimit./vizionplus.tv