Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka prezantuar disa nga masat të cilat duhet të nisin të ndërmerren në çdo familje për kursimin e energjisë elektrike.

 

Nga fushata sensibilizuese për kursimin e energjisë që nisi nga shkolla “Lasgush Poradeci”, ministrja tha se gjatë dimrit temperatura e kondicionerit nuk duhet graduar më shumë se 21 gradë, ndërsa gjatë verës jo më pak se 27 gradë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu Balluku theksoi se karikuesat duhen hequr nga priza dhe po ashtu dera e frigoriferit nuk duhet lënë për gjatë e hapur. Ne do kërkojmë përmes jush në këtë fushatë, që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike.

 

“E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë cfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë?

E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Keni dëgjuar kohët e fundit për disa masa ekstreme që ne sigurisht nuk do i ndërmarrim. Në Zvicër nëse e ndez kondicionerin mbi 19 gradë për t’u ngrohur është një thyerje e rëndë e ligjit dhe shkon në burg. Kjo është një gjë që nuk do ndodhë asnjë herë te ne por djemtë e vajzat që do qëndrojnë me ju do u thonë kush është më e mira për të kursyer.

Pra që kondicioneri duhet të qendrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qendrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza. Kur gjyshin e zë gjumi para tv e ti afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik, ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji. Jam e sigurt që ju duhet të jeni zëdhënësit më të mirë për fushatën e kursimit dhe do jeni heronjtë e energjisë.”– tha Balluku.