Një tjetër sasi e konsiderueshme kokaine është kapur në portin e Durrësit këtë të martë. Droga u zbulua në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia. Deri më tani sipas burimeve pranë policisë në bordin e anijes janë gjetur rreth 60 kilogramë kokainë, ndërsa nuk raportohet për persona të arrestuar.

 

Vizion Plus ka mundur të sigurojë foto nga aksioni. Lënda narkotike, siç shihet, ishte ndarë në pako të mbështjella me natriban dhe ishte futur në dy çanta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dyshohet se sasia e kokainës mund të jetë më e madhe. Ajo mund të shkojë në rreth 300 kilogramë.  Kjo pasi anija është me hambar të dyfishtë. E për këtë arsye agjentët e antidrogës po kryejnë kontrolle.

 

Mjeti lundrues, i cili mban flamurin e ishujve Karaibe dhe që drejtohet nga kapiten rus, ishte nisur me 6500 ton qymyr nga porti i Barranquilla në Kolumbi me 26 prill dhe mbërriti në Durrës një ditë më parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishin partnerët ndërkombëtar ata që njoftuan autoritetet shqiptare për drogën. Ende nuk dihet nëse kokaina kishte si destinacion final Shqipërinë apo do të kalonte transit në vendin tonë përmes rrugëve tokësore.

 

Pas qindra kilogramëve të kapura në kontenierët me banane në portin e Durrësit, trafikantët tashmë kanë gjetur mënyra të tjera për të transportuar drogën nga vendet e Amerikës Latine. Atë përmes anijeve që transportojnë qymyr.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Porti i Durrësit, shërben si një nga nyjet kryesore të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine.