Dita e Verës do të jetë një festë e vërtetë në kryeqytet. Sikurse e ka kthyer tashmë në një traditë të bukur, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjithë grupmoshat duke filluar që nga fëmijët dhe deri tek të rriturit.

 

Në orën 10:00-13:00 në skenën tek Kryeministria do të ngjiten artistë të të gjithë zhanreve muzikorë, duke filluar nga Ansambli popullor , Filarmonia, Artistë dhe grupe të rinj, por edhe artistë të afirmuar. Skena do të elektrizohet nga Urban Band dhe do të kulmojë me këngëtaren e njohur

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Juliana Pasha. Ndërkaq për të apasionuarit e muzikës klasike, Filarmonia e Tiranës do të performojë tek pedonalja “Murat Toptani”.

 

Makinat RETRO dhe lojërat sportive

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një ambient argëtues ku do të ketë një ekspozitë të madhe nga koleksioni i makinave RETRO së bashku me automjete dhe moto të tjera epoke. Të apasionuarit pas automjeteve do të kenë mundësi të shikojnë nga afër koleksionin më të madh të makinave historike , makinave sportive dhe motorëve në një ambient festiv dhe me muzikë të zgjedhur.

 

Ndërkohë, nga 10:00-14:00, përpara bashkisë do të improvizohet një hapësirë e dedikuar për më të vegjlit. Në këtë hapësirë fëmijët me shembuj praktik do të kenë mundësi të bëhen pjesë e “Akademisë të sigurisë Rrugore” duke pasur mundësi të praktikohen, orientohen, mësohen me shenjat dhe sinjalistikën rrugore në funksion të Kujdesit dhe Sigurisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kurse hapësira në sheshin përballë ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, do t’i dedikohet patinimit, skateboardit edhe Bmx-it..
Ndërsa Parku Rinia do të pushtohet nga nxënësit e 4 shkollave 9-vjeçare. Nxënësit e shkollave “F.S.Noli”, “Hasan Tahsim”, “Servete Maçi” dhe “Shkolla e Kuqe” do të garojnë në tërheqje litari, loja me karrige, loja e kangurit me thasë, mundje dore, kaluçi me stafetë etj.

 

Ndërkaq, bulevardi para Galerisë Kombëtare do të shndërrohet totalisht, ku do të improvizohen fusha tenisi, basketbolli, Ping-Pongu, Taekëondo, Teqballi dhe Minikalçetoje. Gjithashtu i gjithë parku do të kthehet në një hapësirë për më të vegjlit. Animatorë, Cirku, Teatri I kukllave do të performojnë shfaqet e tyre. Fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin shfaqe te ndryshme, face painting dhe shum aktivitete të tjera.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Biznesi dhe Panairi

 

Një vëmendje e veçantë në 14 mars i është kushtuar dhe biznesit dhe panairit të produkteve të zonës. Kështu, hapësira në Bulevardin para Piramidës në të dy anët e saj do të ketë të pozicionuara stenda Biznesi dhe Stenda për Startup që do të shërbejnë për promovimin e produkteve. Pjesëmarësit do te kenë mundësi të konsumojnë produkte dhe të kalojnë momente relaksi me të dashurit e tyre. Të gjithë të apasionuarit e Librave do të kenë mundësi të gjejnë librat dhe autorët e preferuar në një Panair Libri. Ndërkaq, përballë ish Hotel Dajtit nga ora 08:00-16:00 do të organizohet Panairi i Njësive Administrative. Ky Panair përfshin disa lloj prodhuesish te vegjël nga qyteti dhe rrethinat e Tiranës, si artizanë dhe prodhues vendas të zonës .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";