Në seancën plenare të ditës së sotme, ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026.

Malaj tha se luhatjet e kursit të këmbimit nuk varen nga qeveria, por nga politikat e Bankës së Shtetit. Ai nënvizoi se një kurs i ulët ndihmon uljen e borxhit, por njëkohësisht dëmton të ardhurat nga TVSH-ja në dogana.

Malaj: Kursi i këmbimit, sikurse e dini tregtohet në treg të lirë që bazohet në bazë të kërkesë dhe ofertës. Qeveria nuk ndërhyn dot në kursin e këmbimit, është banka që bën politikat monetare, që intervenon për të bërë rregullime të caktuara. Siç e favorizon kursi për uljen e borxhit, ashtu dhe paralizon për mbledhjen e të ardhurave që merren nga TVSH në doganë. Efektet e humbjes nga rënia e kursit të këmbimit është rreth 7 miliardë lekë.

Në fokus të buxhetit të ri është rritja graduale e pensioneve, që nis menjëherë pas bonusit të fundvitit. Qeveria synon që deri në vitin 2030 pensionet urbane të plota të arrijnë në 40 mijë lekë, ato urbane të pjesshme në 22 mijë lekë, ndërsa pensionet rurale, familjare dhe ato të invaliditetit të shkojnë gradualisht nga niveli aktual në 18–30 mijë lekë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm për vitin 2026, efekti financiar llogaritet në 10.4 miliardë lekë dhe do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërsa deri në fund të mandatit pritet të arrijë rreth 52 miliardë lekë.

Një tjetër masë kyçe është rritja e pagës minimale për efekt të kontributeve shoqërore, e cila nga 1 janari 2026 do të shkojë në 50 mijë lekë, me rreth 308 mijë të punësuar që pritet të përfitojnë. Plani afatmesëm parashikon ta çojë pagën minimale në 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit, me synimin për t’u afruar me standardet e rajonit dhe për të nxitur formalizimin e tregut të punës.

Sa i përket paketës fiskale, Malaj theksoi se qeveria “nuk po ndërmerr një amnisti”, por një marrëveshje vullnetare të quajtur “Paqja Fiskale”, e cila nuk fal përgjegjësi penale dhe nuk u ofron imunitet bizneseve nën hetim.

“Nëpërmjet “Paqes Fiskale’’, nuk falim përgjegjësi penale. Nuk garantojmë imunitet për askënd dhe mbi të gjitha nuk i shërbejmë askujt që është nën hetim apo në procese gjyqësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne synojmë të zbatojmë disa masa të domosdoshme, të ngjashme me praktikat e mëparshme dhe që përputhen me standardet për një menaxhim më të mirë tatimor.

Gjithashtu me projektligjin e faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra të parashkruara. Administrata Tatimore, nga ana tjetër, po vijon punën për të forcuar masat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, duke zbatuar masa që shkojnë deri në bllokime të llogarive bankare, konfiskime dhe shitje të aseteve, për të mbuluar detyrimet tatimore.

Marrëveshja e Paqes Fiskale, e cila do të zbatohet për periudhën 2026-2028, synon korrigjimin dhe rritjen e deklarimeve të rregullta për bizneset që duan të përfshihen në këtë marrëveshje vullnetare”, tha Malaj.

Masa të reja parashikohen edhe për reduktimin e përdorimit të parasë në dorë, si në transaksionet mes bizneseve, ashtu edhe ato mes konsumatorëve, me objektivin për të afruar Shqipërinë me standardet e vendeve ku transaksionet kryhen në mënyrë të sigurt dhe të gjurmueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Hedhim hapa konkret për ta çuar Shqipërinë në vende që ka standarte, ku transaksionet janë të sigurta. Në këtë paketë janë parashikuar katër masa redusktimin e transaksioneve në kesh, qoftë biznes me biznes, apo konsumtator me konsumator”, tha Malaj.