Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në Shkodër ku është vendosur në pranga një 30-vjeçar.

 

I riu është arrestuar pasi tentoi të kryente marrëdhënnie seksuale me dhunë më një 45-vjeçare në banesën e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Përveç kësaj 30-vjeçari ka plagosur me thikë edhe djalin e zonjës i cili mbërriti në shtëpi në momentin e ngjarjes.

 

Pas kontrollit në banesë, 30-vjeçarit i është gjetur në banesë edhe një armë gjahu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Njoftimi i plotë:

Shkodër
Hyri në banesën e një shtetaseje, tentoi të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me të dhe goditi me thikë djalin e saj, vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohet një armë gjahu (çifte), që u gjet nga Policia, në banesën e këtij shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas kallëzimit nga një shtetase 48 vjeçe, se një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me të dhe në momentin që kishte arritur djali i saj, në banesë, e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, kanë grumbulluar të gjitha informacionet dhe në përfundim të veprimeve hetimore kanë bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
K. G., 30 vjeç, banues në Shkodër, me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.
Ky shtetas ka hyrë në banesën e 48-vjeçares dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu, 30-vjeçari ka goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike, djalin e kësaj shtetaseje, shtetasin Sh. R., 26 vjeç, i cili pasi ka mbërritur në banesë, gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar shtetasin K. G. është konfliktuar fizikisht me të.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";