Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe ekipet e bashkive bregdetare kanë nisur operacionin “plazhe të pastra” për të garantuar pastërti gjatë gjithë sezonit veror.
Për të tretin vit radhazi, Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të mbështesë bashkitë në pastrim nga qershori deri në shtator.
Kapacitetet e pastrmit do të jenë të dyfishuara në bashkitë Himarë, Vlorë, Sarandë, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës dhe Shkodër.
“Modeli i mirë i pastërtisë në bregdet është sfida jonë e sezonit turistik veror, të cilën nuk e përmbushim dot pa bashkëpunimin tuaj”, tha ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, në nisje të këtij operacioni./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
