Gjykata e Posaçme nisi procesin ndaj Fatos Lulos, ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Ai akuzohet për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” në formën e kallëzimit të rremë.

 

Sipas SPAK, ish-gjyqtari nuk justifikoi dot një apartament në Tiranë në rrugën “Sami Frashëri” dhe një zyrë 172 metra katrorë në rrugën e Durrësit e deklaruar si e dhuruar, prej motrës së tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të provuar akuzën, Prokuroria e Posaçme kërkoi të pyesë 4 dëshmitarë, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet në 30 janar.

 

Fatos Lulo së bashku me 19 ish-gjyqtare e prokurorë u kallëzuan penalisht për fshehje të pasurisë nga avokati Fran Dashi nëntorin e vitit 2020.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";