Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka marrë i pari fjalën në protestën që është duke u mbajtur në sheshin para Kryeministrisë.

 

Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se kryen takime të fshehta me agjentë të huaj për të lënë vendin pa opozitë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se miliona euro nga arka e përbashkët e qytetarëve kanë shkuar për afera të ndryshme korruptive.

 

Shqipëria sot është e derdhur në shesh. Në 103-vjetorin si kryeqytet Tirana është më e gjallë me ardhjen tuaj. Zemrat tona janë plot, kemi miq nga i gjithë vendi. Këtu është strumbullarii i të gjithë aferave që kanë marrë miliarda euro nga arka jonë e përbashkët. Para që u jepen agjentëve të huaj për të lënë vendin pa opozitë. Paguajnë se kanë frikë nga opozita, nga 14 maji dhe vota juaj. Këta fshihen se bëjnë marrëveshje të paligjshme dhe korruptive. Këtë herë ata kanë shkelur në kallo”, tha Këlliçi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deputeti demokrat nuk kurseu akuzat as ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ai ka shkatërruar historinë e qytetit me ndërtime.