Këtë të premte nisi trajnimi i 400 infermierëve që do të marrin pjesë në vaksinimin masiv të popullatës. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaruan se përmes tyre, do të intensifikohet procesi i vaksinimit.

 

 “Po bëhemi gati duke trajnuar 400 infermierë, mes të cilëve janë kryesisht aplikanëtët e rinj të portalit “Infermierë për Shqipërinë” dhe janë 100 infermierë të forcave të armatorsura. Ky trajnim do ti përgatisë ata për të kryer procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin, duke ju shtuar mbi 1 mijë vaksinatorëve që ke kemi aktualisht në shërbim. Pra do të kemi 1500 vaksinatorë, ndihmës vaksinatorë, për vaksinimin në mënyrë kapilare, në të gjithë vendin’, tha Manastirliu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kurse Edi Rama falënderoi ekipin e vaksinatorëve dhe shtoi se së shpejti do të ketë lajme të mira për doza të tjera vaksine.

 

 “Ne duam të jemi të super përgatitur që në sekondën e parë që ne do të disponojmë një sasi të konsiderueshme vaksinash dhe menjëherë, në të gjithë territorin, do të shtrijmë rrjetin e vaksinatorëve të fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’, që duhet të jenë më shumë se sa vaksinatorët që kemi aktualisht në qendra shëndetësore. Kjo është një eksperincë e jashtëzakonshme, e paharrueshme në jetën profesionale të një vajze apo djali që ka vendosur t’ia dedikojë jetën profesionale bluzës së bardhë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";